Çfarë po ndodh në kampin kuqezi?! Po mbyllet viti, Shqipëria ende pa trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2022 | 21:29

Çfarë po ndodh në kampin kuqezi?! Po mbyllet viti, Shqipëria ende pa trajner

Pas pak ditësh do të luhet edhe finalja e Botërorit të Katarit, ku fituesja do të ndahet mes Argjentinës dhe Francës. Por gjatë këtij rrugëtimi shumë ekipe janë eliminuar dhe jo pak trajnerë kanë shkëputur bashkëpunimin me kombëtaren që drejtonin.

REJA

Ndërkohë, në të njëjtën situatë është edhe Shqipëria, teksa Edi Rejës i ka mbaruar kontrata dhe nuk ka asnjë njoftim se çfarë do të ndodhë. Në prononcimin e fundit të kreut të federatës, Armand Duka, u tha se trajneri i ri do të vendoset brenda këtij viti, dhe 2023-shi do ta gjejë Kombëtaren me një emër të ri në stol.

Aktualisht Shqipëria është pa trajner dhe një tjetër gjë që u tha nga Duka ishte se po shikohet ndonjë prej trajnerëve që kanë drejtuar në Botëror, por gjithashtu duhet të shihen edhe mundësitë financiare.

Deri tani kanë qarkulluar disa emra si kandidatë për të marrë drejtimin, duke nisur që nga Luixhi di Biaxho, Estebian Kambiaso apo edhe ai shqiptar si Ilir Daja. Ndërkohë, një emër tjetër që ka zbuluar vetë kreu i FSHF-së është Silvinjo, braziliani i cili ka drejtuar Lionin, Korinthiasin dhe ka qenë zëvendësi i Tites te kombëtarja e Brazilit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"