Çfarë nuk u pa në TV në Egnatia-Laçi / Zbehet interesi në Rrogozhinë, golat largojnë tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2021 | 22:25

Çfarë nuk u pa në TV në Egnatia-Laçi / Zbehet interesi në Rrogozhinë, golat largojnë tifozët

Ndeshja mes Egnatias dhe Laçit ka treguar edhe një herë se ekipi rrogozhinas vazhdon të zhgënjejë dhe tifozët pak nga pak po zbehin interesin ndaj skuadrës. Kjo ra në sy më shumë në të veçantat “jashtë fushe” që ju sjell “Panorama Sport” në vijim:

egnatia

-Në prag të sfidës i ulët ka qenë interesimi i tifozëve vendës për ta ndjekur ndeshjen ndaj Laçit. Por, sapo filloi takimi u rrit numri i të pranishmëve, që megjithatë ka qenë më i ulët se në çdo ndeshje tjetër që Egnatia ka luajtur në stadiumin e saj.

-Në tribunën VIP ka dalluar prezenca e ish-sulmuesit të Laçit, Edmond Dosti, që jeton në Austri dhe e ish-zv.trajnerit Ylber Zani që prej vitesh është zhvendosur në Kanada. Ato u panë tepër të gëzuar pas ndeshjes për fatin që i sollën në transfertë ekipit kurbinas.

-Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, thuajse gjithë pjesën e dytë e ka ndjekur në kabinën e transmetimit të Radio Tiranës. Ai është një tip i qetë, i shtruar dhe nuk ndikohet nga emocionet. Por, pas golave të pësuar nga Egnatia dallohej qartë mërzitja e madhe nga humbja.

-Sapo u shënua goli i parë, tribunat e tifozëve nisën që të zbrazen nga fansat vendës. Ndërsa pas golit të dytë mbetën më pak se 100 spektatorë deri në mbylljen e kohës shtesë prej 4 minutash që pati sfida tjetër zhgënjyese e Egnatias në fushën e saj.

-Laçi dje ka marrë fitoren e parë ndaj Egnatias e po kështu ka shënuar edhe dy golat e parë. Rrogozhinasit kishin 5 fitore para sfidës së djeshme dhe golavarazh 9-0 ndaj Laçit, po dje statistikat nisën të ndryshojnë pasi kurbinasit nuk druhen për të fituar ndaj çdo kundërshtari, cilido qoftë emri, tradita dhe historia e mëparshme.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"