“Çfarë kartoni, luajmë me keqbërësit e Europës”, zbulohen prapaskenat. Si shfryu Myler te gjyqtari pas të verdhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2020 | 11:56

“Çfarë kartoni, luajmë me keqbërësit e Europës”, zbulohen prapaskenat. Si shfryu Myler te gjyqtari pas të verdhës

Ylli i Bajernit të Mynihut foli pas ndeshjes të së mërkurës në lidhje me një episod qesharak të ndodhur në minutën e 21 të lojës në grupet e Ligës së Kampionëve kundër Atletikos së Madridit. Mes tij dhe arbitrit anglez Majkëll Oliver pati disa sekonda debat.

34696998-0-image-a-11_1603352693665

Arsyeja: Tomas Myler mori një karton të verdhë të diskutueshëm. Çfarë ndodhi? Myler luan topin, Kieran Tripier i Atletikos përpiqet të preket lehtë nga gjermani dhe bie në tokë. Arbitri Oliver lejon të luajë në fillim. Tripier ankohet me zë të lartë, por vazhdoi të mbetet në tokë. Arbitri papritmas vendos të ndërpresë lojën dhe t’i tregojë mesfushorit të Bajernit kartonin e verdhë. Gjermani nuk e kuptoi këtë ndëshkim dhe u ndal për të t’i kërkuar llogari Oliverit.

Myler

Dhe falë atmosferës së lojës e cila u luajt në një stadium të boshatisur edhe shikuesit para televizorit e dëgjuan se çfarë komunikuan dy protagonistët me njëri- tjetrin. Në mënyrën e tij të zakonshme të butë, Myler i tha arbitrit: “Çfarë po ndodh këtu? Ej! Kjo nuk mund të jetë e vërtetë, ne po luajmë kundër Atletiko Madrid, keqbërësit më të mëdhenj në futbollin botëror! Dhe unë zverdhem për diçka të tillë! “Edhe pas këtij momenti përsëri Myler u pa pranë arbitrit, fituesi i Champions-it diskutoi pa fund për ndëshkimin që i bëri arbitri të cilin e nuk e pranoi lehtësisht.

34696970-0-image-a-5_1603352124685

Në fund të ndeshjes, Oliver e sqaroi Mylerin dhe gjithçka përfundoi me një shtrëngim duarsh. Tomas Myler njihet për karakterin e tij karizmatik edhe pse nuk është mbajtur kurrë si një lojtar problematik. Trajneri Hansi Flik e komentoi kështu episodin mes lojtarit dhe arbitrit. “Janë gjëra që ndodhin në futboll, por unë e shoh më shumë si anë komike (qesh)”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"