Çfarë dysheje! Lukaku-Lautaro , askush nuk shënon sa ata në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 10, 2020 | 20:21


Çfarë dysheje! Lukaku-Lautaro , askush nuk shënon sa ata në Europë

Janë dyshja më e bukur e Ligës së Europës: Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez janë në rrugën e duhur për t’u rikthyer “Lu-La” e kohëve më të mira. Sinjali i parë ishte kundër Napolit, me Lautaron që vulosi ndeshjen me një supergol, i porsaaktivizuar. I dyti kundër Atalantës: asnjë gol për dyshen, por një mbrëmje e kaluar në shërbim të skuadrës për t’u konfirmuar në vendin e dytë të Serisë A. I treti, më i dukshmi, në natën e “Gelsenkirshenit” kundër Getafes: “Demi” i dha shkëndijën skuadrës me dy raste të shpëtuara nga Soria, Romelu shënoi në rastin e parë dhe preku kuotën e 30 golave sezonalë.

lautaro lukaku

PËRPARA TË GJITHËVE – Goli së bashku në një ndeshje ende u mungon, por Lukaku dhe Lautaro në Ligën e Europës mund të bëjnë ndryshimin. Dy të dhëna qëndrojnë mbi të tjerat: shënojnë prej 8 ndeshjesh radhazi dhe janë çifti i sulmuesve që kanë shënuar më shumë gola sezonalë mes atyre ende në garë në turneun në Gjermani. “LuLa” deri tani numëron 49 gola në gjithë kompeticionet; Mançester Junajtid, favoriti sipas kompanive të basteve, ndodhet i dyti me 45 gola, falë 23 realizimeve të Entoni Marsial dhe 22 të Markus Rashford.

Pas Interit dhe “Djajve të Kuq” ndodhet Uolverhemptoni, në kuotën 43: ylli është Raul Himenez me 27 gola, ndërsa krahu i tij i djathtë Diogo Jiota numëron 16. Bajer Leverkuseni, kundërshtari i zikaltërve në sfidën e sotme në Dyseldorf, ka dyshen e gjashtë më efiçente (29): talenti Kai Haverc ka shënuar 21 gola; sulmuesi tjetër Kevin Holand ka 12.

lukaku lautaro

SHIRER DHE RONALDO NË SHENJË — Askush, pra, nuk ka një euro-dyshe si Interi. Ja përse skuadra e Kontes ka ambicie legjitime për të kryer një rrugë të gjatë dhe për të shkuar deri në finalen e Këlnit, e programuar për të premten, 21 gusht. Duke i besuar së pari Lukakut, të pazëvendësueshmit që dje ndër të tjera festoi vitin e tij të parë zikaltër. U transferua për të zëvendësuar Mauro Ikardin dhe pas 12 muajsh të gjatë, ja ku ndodhet në gjurmët e miteve interiste si Milito, Ronaldo, Eto, të gjithë të aftë për të arritur dhe/ose kaluar 30 golat në një sezon.

Dhe është ende në garë për të ngritur një trofe që në Milanon zikaltër mungon nga 2011-ta. Lukaku ka garantuar gjithmonë një nivel të lartë dhe me Bajernin do të përpiqet të kalojë veten (pasi barazoi Militon e vitit të “Tripletës” 30) dhe Ronaldon, që në sezonin e tij të parë me ngjyrat zikaltër shënoi 34 gola. Megjithatë një tjetër yll që kërkon të kalohet nga belgu është Alan Shirer: sulmuesi anglez me Njukasëllin në 2005-ën u ndal në 8 ndeshje radhazi me gol në Ligën e Europës, po aq sa sulmuesi i Interit sot.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com