“Çfarë duhet të bësh për të fituar zemrën e një vajze ruse”, Federata Argjentinase shpërndan manualin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 18:01

“Çfarë duhet të bësh për të fituar zemrën e një vajze ruse”, Federata Argjentinase shpërndan manualin

“Çfarë duhet të bësh për të fituar zemrën e një vajze ruse”. Duket si titulli i një filmi të vjetër, por është titulli i manualit të shpërndarë nga Federata Argjentinase e Futbollit gjatë një kursi të organizuar për drejtuesit, lojtarët, trajnerët dhe gazetarët argjentinas, të cilët do të shkojnë në Rusi muajin e ardhshëm.

518ce53e7b381c093a1aedc1f744d544

Udhëzimi ka përfunduar në ueb, duke shkaktuar polemika, sepse në 8 kapituj të tij përmenden edhe këshillat për të përgatitur “Kazanovat” e Botërorit. Ai shpjegonte sesi femrat ruse preferojnë meshkujt e pastër dhe veshur mirë. Ato nuk duhet të trajtoheshin si objekte, por persona me vlerë.

Ata këshilloheshin gjithashtu se ato nuk i kanë shumë qejf meshkujt e ndrojtur. Federata shpjegoi se nuk ishte në dijeni të një gjëje të tillë dhe, pasi kërkoi ndjesë publike për këtë skandal të vogël, i ka fshirë dy faqet “inkriminuese” të manualit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"