“Çfarë do më bëjnë tani, do më pushkatojnë?”, Moxhi reagon pas hetimit që u hap për shkak të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 21:10

“Çfarë do më bëjnë tani, do më pushkatojnë?”, Moxhi reagon pas hetimit që u hap për shkak të tij

Luçiano Moxhi ka reaguar publikisht pas hetimit që u hap nga Federata Italiane e Futbollit rreth pranisë së tij pranë fushës së lojës në ndeshjen e të rinjve mes Napolit dhe Juventusit. Meqë Moxhi është përjashtuar nga aktivitetet futbollistike, fotot e tij duke u takuar me Xhanluka Pesoton pranë fushës bënë xhiron e rrjetit.

moxhi

“Unë banoj në Napoli dhe lexova që kishte një ndeshje mes Napolit dhe Juventusit. Shkova në fushën e Çerkola bashkë me dy miq, që janë dëshmitarë dhe të cilët do t’i përmend, dhe meqë nuk e njihja atë fushë, i kërkova ndihmë mirëmbajtësit që më bëri të kaloja në kufijtë e fushës. Aty kam takuar Pesoton i cili më përshëndeti ngrohtësisht pasi ka qenë një lojtar i imi.

Prokurori Çine nuk mund të më thotë se nuk mund të flas me ndonjë, pasi kështu është përndjekje. Nuk mund të më ndalojnë të flas. Nuk e kuptoj përsëri Çinë ka dërguar një person të zyrës së tij në Torino për të folur me Pesoton, por nuk shkoi në Napoli që të fliste me mirëmbajtësin e fushës, i cili me shumë mundësi do t’i jepte edhe shpjegimin që i dhashë unë. Mëria në futboll, ashtu si në jetë, shpeshherë të ngatërron.

Këta nuk dinë as çfarë do të thotë përjashtim. Kjo do të thotë që nuk bëj pjesë në role në poste federative. Këto gjëra as nuk më çuditin dhe as nuk më bezdisin. Te unë kanë gjetur një person i cili di si të mbrohet. Më shumë se sa të më përjashtojnë, çfarë mund të më bëjnë, të më pushkatojnë? Unë jam i përjashtuar, nuk e di se çfarë zhvillimesh mund të ketë më shumë”, tha Moxhi në komentin e tij rreth kësaj ngjarje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"