Postuar: Nëntor 17, 2019 | 13:47
“Çfarë derbi, ne do të luajmë që me Laçin këtu”, Alban Hoxha batuta për stadiumin e ri
Partizani ka dy futbollistë të grumbulluar me Kombëtaren. Gjatë seancës së djeshme në stadiumin e ri “Air Albania”, kuqezinjtë janë vizituar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë përshtypjet e lojtarëve për impiantin e ri.
Gjatë komunikimit portieri Etrit Berisha ka pyetur se a do të luhen edhe ndeshjet e kampionatit shqiptar në këtë stadium.
Kur Rama po priste përshtypjet e kapitenit të Partizanit, Alban Hoxha, për stadiumin e ri, dikush u shpreh: “Ky (Alban Hoxha) po pret të luajë derbin këtu”.
Por, Hoxha si me batutë u shpreh: “ Çfarë derbi, ne do të luajmë që me Laçin këtu”. Gjasat janë të pakta që Partizani të presë Laçin në “Air Albania Stadium”.
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"