Çezare, Paolo dhe tani Daniel! Tradita familjare vazhdon, tre breza që ngrenë trofe me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 15:46

Çezare, Paolo dhe tani Daniel! Tradita familjare vazhdon, tre breza që ngrenë trofe me Milanin

Emocione të pafund me shpërthyen në sfidën me Sasuolo, ku Milani ngriti titullin e 19-t kampion në Itali dhe njëra prej tyre ishte për drejtorin sportiv të kuqezinjve, Paolo Maldini, duke parë djalin e tij Daniel të ngrinte trofeun.

maldini

Sulmuesi 20-vjeçar kështu vazhdon traditën e familjes Maldini, duke u bërë personi i tretë nga kjo familje që nge një trofe me Milanin, pas gjyshit të tij, Çezar dhe babait të tij, Paolo.

daniel maldini

Paolo Maldini ngriti 7 tituj kampion Italie me kuqezinjtë dhe 5 tituj të Ligës së Kampionëve. Ndërsa Çezar, ka ngritur për Milanin katër tituj kampion në Itali dhe një Ligë Kampionësh.

paolo maldini

cezare maldini

Daniel ka luajtur vetëm 8 sfida këtë sezon për kuqezinjtë dhe djaloshi po mendon për një të ardhme ku mund të luaj më shumë, por tradita familjare mund ta mbajë akoma te Milani dhe për disa vite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"