Çështjet gjyqësore me dy ish-lojtarë/ Laçi, leksion Superiores si fitohet në… FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2021 | 17:18

Çështjet gjyqësore me dy ish-lojtarë/ Laçi, leksion Superiores si fitohet në… FIFA

Klubet shqiptare kanë pasur probleme të shumta me proceset e hapura në FIFA, për shkak të marrëdhënieve kontraktuale me ishlojtarë apo për çështje financiare. Në përgjithësi klubet shqiptare kanë dalë të humbura në proceset e hapura në FIFA. Por, së fundmi kemi pasur edhe histori suksesi, ku shembulli konkret është Laçi, i cili ka fituar dy procese që lidhen me ish-lojtarë të tyre. Jo për mburrje, por ky sukses i Laçit duhet konsideruar leksion për klubet e tjera shqiptare në lidhje me gjyqet në FIFA.

Laci FIFA

Klubi kurbinas ka pasur së fundmi dy procese gjyqësore në FIFA, për dy ish-lojtarë, Xhejms Adenij dhe Ilirian Ceka. Procesin e parë Laçi e ka pasur me azerët e Gabala, ku kërkonin që të merrnin pjesën financiare që u takonte nga taksa e solidaritetit, pasi sulmuesin nigerian e kishin shitur te Skënderbeu. Xhejms ka qenë pjesë e Laçit për dy vite, janar 2014 – janar 2016 dhe më pas u shit te korçarët.

Azerët nuk iu përgjigjën kërkesës së Laçit, i cili më pas e dërgoi çështjen në FIFA, e cila në fund u ka dhënë të drejtë kurbinasve. Gabala është e detyruar që t’i paguajë Laçit 2005 euro, plus 5% interes të shumës së pa shlyer. Azerët kanë 45 ditë kohë për ta paguar këtë detyrim karshi Laçit. Çështja tjetër që kurbinasit kanë pasur në FIFA lidhet me klubin italian, A.S.D Atletico Logidiani që kërkonte taksën e formimit për mbrojtësit Ilirian Ceka, i cili iu bashkua kurbinasve në janar të 2019-ës.

Por pas dëmtimit ai u largua duke mos luajtur iu bashkua Laçit dhe më pas u dëmtua, duke mos mundur të luajë. Pas rikuperimit nuk gjeti hapësira dhe u largua vjet nga skuadra. Klubi italian e çoi çështjen në FIFA, por gjykata e hodhi poshtë pretendimin e bërë në lidhje me Cekën, duke bërë që Laçi ta kalojë pas një problem procesin. Shifrat janë modeste, por ajo që ka rëndësi në këto çështje është se ka edhe klube shqiptare që dinë si t’i fitojnë betejat në… FIFA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"