Çështje brazilianësh te Laçi, Pinto drejt “divorcit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2016 | 22:51

Çështje brazilianësh te Laçi, Pinto drejt “divorcit”

Laçi pritet të pësojë ndryshime në janar. Hapja e merkatos do të shoqërohet me afrime, por edhe largime. Më të rrezikuarit janë brazilianët, të cilët në këto dhjetë javë kampionat me paraqitjet e tyre kanë qenë larg pritshmërive.

I pari që mund të nisë “eksodin” e firove është Xhunior Pinto. Mësohet se mesfushori do të zgjidhë kontratën me klubin, ndërsa ajo që ra në sy në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ishte mungesa e tij jo vetëm në formacion, por edhe në 18-she.

Xhunior pinto

Deri në këtë fazë të aktivitetit, i vetmi nga brazilianët që vazhdon të aktivizohet është Bruno Akuino, madje në ndeshjen e fundit me Bylisin ai shënoi edhe golin e tretë. Kujtojmë që në fillim të sezonit, kur ekipi drejtohet nga Marselo Trosi, erdhën një numër i madh lojtarësh nga Brazili, megjithatë në listën e federimeve rezistuan vetëm katër. Konkretisht, veç Pintos dhe Akuinos, janë edhe Anjelo (278 minuta në 6 ndeshje dhe Taubate 468 në 7 ndeshje).

Përgatitjet

Kurbinasit kanë vijuar dje përgatitjet për kundërshtarin e radhës, Tirana. Qëllimi i ekipit të drejtuar nga Ramazan Ndreu është që të mos dalë duarbosh nga kjo transfertë dhe rrjedhimisht të përmirësojnë pozitat në renditje. Kundërshtari ka pësuar vetëm një humbje, ndaj detyra për të marrë pikë bëhet shumë e vështirë.

Kalendari nuk i favorizon fort, ndërsa pas përballjes me bardheblutëpresin Skënderbeun, udhëtojnë në Kukës, ndeshen me Luftëtarin dhe, më pas, me Partizanin. Atmosfera pas fitoreve të fundit me në kampionat e Kupë ka shtuar ndjeshëm entuziazmin dhe tashmë e vetmja gjë që kërkohet është vazhdimësia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"