Çështje 1 milion euro, orë të zjarrta për merkaton e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 18:29

Çështje 1 milion euro, orë të zjarrta për merkaton e Milanit

Mohamed Simakan vijon të presë Milanin. Kuqezinjtë ofrojnë 15 milionë €plus 3 milionë në formë shpërblimi në bazë të paraqitjeve të mbrojtësit, ndërsa Strasburgu kërkon të ngrejë shifrën e përfitimit në 20 milionë euro.

Simakan Meite

Diferenca prej 1 milion euro nuk pritet të pengojë transferimin e Simakanit. Edhe Soualiho Meite preferohet. Dy ndeshjet e njëpasnjëshme të Torinos me Milanon kanë shërbyer si shkak për drejtuesit për të diskutuar një transferim të mundshëm.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori Maldini ofron 1 milion euro për huazimin deri në fund të sezonit dhe të drejtën e blerjes për 6 milionë euro, ndërkohë që te Milani mund të rikthehet edhe El Sharaui i mbetur pa kontratë pas aventurës kineze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"