Çështja “Skënderbeu”, reagon edhe Federbet: Heshtja është karburant për zjarrin e ndeshjeve të fiksuara!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 21:34

Çështja “Skënderbeu”, reagon edhe Federbet: Heshtja është karburant për zjarrin e ndeshjeve të fiksuara!

Çështja e përjashtimit të mundshëm të Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane ka bërë shumë bujë. Pas lajmit të publikuar në shumë media të huaja prestigjioze, nuk mund të mungonte një reagim, i Federbet, kompanisë që monitoron luhatjet e çuditshme të koeficienteve.

Foto-Federbet

Ishte kjo kompani që hodhi dritë e para, mbi dyshimet për fiksim të rezultateve nga skuadra korçare. Federbet sjell në kujtesë denoncimin e bërë në 11 dhjeto të vitit 2015.

Federbet

“Më shumë se dy vjet më parë, vendosëm të hidhnim dritë në lëvizje të çuditeshe lidhur me ndeshet e Skënderbeut. Kemi marrë shumë  kërcënime, fyerje dhe kritika të mëdhaja. Në distancë prej 28 muajsh UEFA po kërkon një skualifikim të gjatë për ekipin shqiptar.

Ne e përsërisim tani atë që kemi thënë në atë kohë. Heshtja është karburant për zjarrin e ndeshjeve të fiksuara.  Mund ta quani padi, mund ta quajmë shqetësim por jemi të sigurt se pa thirrjet tona, asgjë nuk do të kishte lëvizur“, shkruan Federbet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"