Çështja “Rafinja”/ Presidenti i Lidsit kërcënon Barçën me skandal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 16:20


Çështja “Rafinja”/ Presidenti i Lidsit kërcënon Barçën me skandal

Transferimi i sulmuesit të Lidsit, Rafinja, nga klubi i Premier Ligës te Barcelona nuk duket t’i ketë lënë shumë të kënaqur drejtuesit e klubit anglez. Manovrat e Barcelonës për të joshur lojtarin e kanë zhgënjyer jo pak numrin një të Lidsit, Andrea Radricani, i cili ka shpërthyer kundër klubit katalanas dhe agjentit të lojtarit, Dekos, një ish-futbollist i Barcelonës edhe ky.

54cec7ab76b2e4343441f389b8933c4b

Rafinja la Lidsin për të kaluar te Barcelona për 55 milionë euro, por pavarësisht milionave të arkëtuara për të, numri një i klubit të Premier nuk duket aspak i qetë. Madje, ai ka kërcënuar hapur Barcelonën se nëse nuk i paguan shumën e eurove deri më 2 shtator kur mbyllet merkatoja, ai do të shpërthejë një skandal me përmasa botërore.

“Ne kishim një marrëveshje me Çelsin dhe isha i turpëruar të kthehesha te Tod Boehli dhe t’i thosha se kam ndryshuar pozicion, ishte mungesë respekti. Barcelona luajti pisët falë dhe Dekos, por nëse Barcelona nuk na paguan paratë e Rafinjës para 2 shtatorit, do të kemi një problem global që do të dalë në të gjitha mediat në botë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL