Çështja “Nejmar”, KAS-i shpëton Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 19:04

Çështja “Nejmar”, KAS-i shpëton Barcelonën

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) të Lozanës mbylli çështjen e ankimimit të klubit të Santosit kundër Barcelonës për transferimin e Nejmarit në verën e 2013-ës.
Nejmar
Organi i lartë i drejtësisë sportive i dha të drejtë klubit katalanas për blerjen e yllit brazilian përpara 7 viteve. Tribunali gjykoi se Barcelona nuk ka kryer asnjë lloj shkeljeje ligjore në transferimin e futbollistit brazilian. Santos kërkonte të dëmshpërblehej nga Barcelona me 61 milionë euro pasi pretendon se drejtuesit katalanas kanë shkelur rregulloren e transferimit të lojtarit duke paguar menaxherin dhe babain e Nejmarit nëpërmjet një parakontrate.

Lajmi u dha nga klubi i Barcelonës në faqen e saj zyrtare.

Nga ana tjetër, Santos të paguajë një dëm prej 18 mijë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"