Çështja në KAS, Skënderbeu publikon dokumentin: Duan të na destabilizojnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 9:41

Çështja në KAS, Skënderbeu publikon dokumentin: Duan të na destabilizojnë…

Klubi i Skënderbeut ka reaguar edhe përmes faqes zyrtare në “Facebook” gjatë ditës së djeshme, duke sqaruar opinionin lidhur me çështjen në KAS.

SKENDERBEU-KAS

“KF Skënderbeu siguron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se klubi ka apeluar vendimin e UEFAs në KAS dhe jemi duke pritur datën e seancës dëgjimore. Dokumenti i publikuar më poshtë i përket datës 29 tetor dhe është letërkëmbimi i fundit mes palëve në proces, dokument i cili hedh poshtë pretendimin se në KAS nuk ka një apelim nga Skënderbeu.

Shprehim publikisht indinjatën dhe zhgënjimin tonë karshi qarqeve të caktuara, të cilat vijojnë të luftojnë klubin tonë me qëllim destabilizimi, duke keqinformuar qëllimisht opinionin publik.

Skënderbeu siguron mediat dhe sportdashësit bardhekuq se do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje për të zgjidhur dhe zbardhur të vërtetën e këtij lajmi dashakeq karshi klubit. Faleminderit për mirëkuptimin!”, citohej në reagimin e zyrës për shtyp të klubit.

46229822_1947285441975834_7957006762194763776_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"