Çështja “Muzaka”, Tirana rrezikon Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2018 | 9:47

Çështja “Muzaka”, Tirana rrezikon Superioren

Komisioni i Disiplinës është mbledhur gjatë mesditës së djeshme. Mirëpo, vendimet e mbledhjes së djeshme nuk janë bërë publike nga institucioni i futbollit. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime të besueshme pranë FSHF-së, se çështja “Muzaka” është përfshirë në shqyrtim nga anëtarët e komisionit. Kjo, për vetë faktin, se ka skaduar çdo afat i mundshëm i pagesës së borxhit prej 107 milionë lekësh (të vjetër). Po çfarë ndodh në vijim?

xmuzaka-770x470-696x425.jpg.pagespeed.ic.lQtdFbqkt5

Dënimi –

Më 6 prill, Komisioni i Disiplinës doli me një ultimatum për bardhebultë, ndërsa detyronte që të ekzekutonin vendimin e DHZK-së (të datës 23.01.2017), në të kundërt do të merrnin masë. Pasi edhe ky afat përfundoi, në mbledhjen e djeshme mësohet se Tirana është dënuar me heqjen e tri pikëve në klasifikim nga kjo renditje. Referuar rregullores, përveç pikëve të hequra, kryeqytetasit kanë një afat të fundit prej 15 ditësh për të bërë likuidimin ndaj ishmesfushorit të tyre. Mirëpo, rreziku është që pas këtij afati, llogaritë nuk bëhen më me renditjen e Kategorisë së Parë. Çdo gjë nis të vendoset mbi sezonin e ardhshëm.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"