Çështja Muzaka te Tirana, afati drejt skadencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2018 | 14:59

Çështja Muzaka te Tirana, afati drejt skadencës

Tirana duhet të paguajë Gjergj Muzakën, në të kundërt rrezikon që të penalizohet. Deri dje nuk ka pasur kurrfarë zhvillimi për këtë çështje. Në klub as e kanë marrë iniciativën që të ulen apo negociojnë me mesfushorin dhe rrjedhimisht as nuk e kanë paguar.

muzaka

Ndërsa Komisioni i Disiplinës e tha prerazi që për 30 ditë kryeqytetasit, logjikisht më datë 5 ose 6, duhet që të transferojnë në llogarinë e ish-lojtarit 107 milionë lekë të vjetër. Në rast të moszbatimit të këtij vendimi, ekipi kryeqytetas rrezikon që të pësojë dënime si Flamurtari një vit më parë, që iu hoqën 3 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"