Çështja “Muzaka”, përgjigja shtyhet për javën tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2018 | 19:30

Çështja “Muzaka”, përgjigja shtyhet për javën tjetër

Tirana fiton sërish kohë me Gjergj Muzakën. Avokati i lojtarit kishte lënë një takim dje me përfaqësues të klubit bardheblu, megjithatë gjithçka është shtyrë për javën tjetër. Palët nuk u takuan dhe rrjedhimisht, çështja ka mbetur sërish pezull. Kujtojmë që kryeqytetasit duhet t’i japin përgjigje finale mesfushorit. Ky i fundit bëri propozimin e tij për borxhin që shkon në 107 milionë lekë dhe që rrezikon objektivat e Tiranës. Futbollisti pret që të shlyhet me tri këste.

xmuzaka-770x470-696x425.jpg.pagespeed.ic.lQtdFbqkt5

Fillimisht, ai pret që të marrë direkt gjysmën e borxhit, e cila me llogari të thjeshtë shkon në 53.7 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër të ndahet sërish në gjysmë dhe të jepet me dy “hise”, që i bien diku te 26.75 milionë lekë. Por, 33-vjeçari ka vendosur edhe një kusht. Ai do që gjysmën e borxhit ta marrë direkt në dorë, me t’u mbyllur marrëveshja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"