Çështja Modriç, Reali gati të padisë Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 12:30

Çështja Modriç, Reali gati të padisë Interin

Duket se Inter do të dalë shumë i humbur nga e gjithë telenovela “Modriç”. Përveçse nuk arriti të merrte shërbimet e mesfushorit, italianët tashmë duhet se do të përballen edhe me denoncimin në FIFA.

modric

Kjo vjen për shkak se Interi ka kontaktuar futbollistin kur ai është në kontratë me klubin. Rregullorja e FIFA-s e shkruan qartë se asnjë klub nuk duhet të kontaktojë një futbollist nëse ky i fundit nuk është në 6 muajt e fundit të kontratës. Modriç nuk foli asnjëherë rreth kësaj çështje, por mesa duket kontaktet me zikaltërit nuk kanë munguar…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"