Çështja “Modriç”, FIFA shtang Realin pas akuzave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 14:26

Çështja “Modriç”, FIFA shtang Realin pas akuzave

“Dosja është mbyllur”: kështu FIFA i ka vënë fjalën “fund” çështjes “Modriç”, me një letër të dërguar si Interit po ashtu edhe Realit të Madridit, në sajë të apelit në federatën ndërkombëtare nga klubi madrilen. Mungojnë në fakt elementet e nevojshëm për të hapur një hetim në dëm të Interit për bisedimet e përfolura me lojtarin kroat.

Perez

ASNJË KONTAKT – Gjithçka nisi nga një denoncim i Realit si pasojë e kontakteve të zikaltërve me numrin 10 “merengues”. Më 14 gusht “Los Blancos” i dërguan FIFA-s një letër, ku akuzonin klubin e “Suning” për nisjen e një tratative me Modriçin pa folur fillimisht me drejtuesit e Realit, duke shkelur artikullin 18, paragrafi 3, të rregullores mbi transferimin e lojtarëve (dialogu me futbollistin nuk mund të nisë nëse kontrata ekzistuese ka mbi 6 muaj të mbetur).

modric

Më 16 gusht erdhi përgjigjja e Interit, me një tjetër letër ku klubi zikaltër pranoi se nuk kishte hyrë kurrë në kontakt, e as nuk kishte hapur një bisedë të drejtpërdrejtë me Modriçin. FIFA, pasi ka analizuar gjithçka dhe ka dëgjuar versionet e palëve, ka vendosur të mbyllë përfundimisht “dosjen”, pa hapur asnjë hetim formal kundrejt Interit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"