Çështja me Ronaldon, del dokumenti që shpëton Juven

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2023 | 23:28

Çështja me Ronaldon, del dokumenti që shpëton Juven

Kristiano Ronaldo vendosi të ngrinte një padi kundër Juventusit dhe ka kërkuar plot 19 milionë euro, duke pretenduar se nuk është paguar gjatë periudhës së pandemisë. Juventusi u dënua për shkak të manovrave me pagat për këtë periudhë dhe sulmuesi portugez pretendon se ende nuk është paguar. Megjithatë, drejtuesit e Juventusit duket se janë të qetë.

ronaldo.juve.2020.21.disperato.750x450

Ata janë të bindur se në gjyq do të dalin fitues dhe nuk do të duhet të bëjnë asnjë pagesë tjetër karshi portugezit dhe kjo për shkak se vetë lojtari ka firmosur një dokument, i cili e shpëton Juven ndaj çdo detyrimi financiar. Në ditët e fundit si futbollist i Juventusit, Ronaldo ka firmosur një dokument me të cilin heq dorë nga gjithçka.

Në këtë dokument, deklarohet se mes palëve nuk ka asnjë çështje pezull dhe asnjë detyrim të pashlyer, dokument, i cili e lejoi Ronaldon që të largohej nga Italia, për të firmosur më pas me Mançester Junajtidin. Në pritje për të mësuar hapat e ardhshëm të kësaj çështjeje, nuk duket se do të ketë më asnjë mundësi për të gjetur një marrëveshje mes palëve, ndërsa raporti mes futbollistit dhe klubit bardhezi duket i prishur pa kthim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"