Çështja “Mbape” bëhet më e ndërlikuar, Venger flet për situatën: Koha luan kundër PSG-së
E ardhmja e Kilian Mbape ende nuk dihet dhe kjo ka ngritur shumë pyetje në mendjet e tifozëve. Ish-trajneri legjendar i Arsenal, Arsen Venger, ka folur në një intervistë për sa i përket kësaj çështjeje.
“Koha po luan kundër PSG-së. Kur je në një situatë të tillë, sa më shumë kohë kalon, aq më e vështirë bëhet për të mbyllur marrëveshjen. E them këtë nga eksperienca. Ata kanë një vit e gjysmë që presin për këtë rinovim dhe ende nuk ka ardhur” tha Venger për “Canal+ France”.
Por francezi nuk e mbylli me kaq. Ai foli dhe për ofertën që erdhi nga Reali verën e kaluar dhe refuzimin nga klubi francez. “PSG mori një ofertë prej 180 milionë eurosh nga Reali Madridit dhe e refuzuan. Ata kanë menduar se tani që morën Mesin do ta kishin më të lehtë ta bindnin Mbapenë të rinovonte, por duket se është e kundërta” përfundoi 72-vjeçari.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"