Çështja “Levandovski” kthehet në problem te Bajerni, Kahn në dyshime për premtimin ndaj tifozëve bavarez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 19:44


Çështja “Levandovski” kthehet në problem te Bajerni, Kahn në dyshime për premtimin ndaj tifozëve bavarez

A do ta lejojë Bajerni Robert Levandovskin që të largohet pas gjithë kësaj situate? Barcelona ka bërë një ofertë të përmirësuar për sulmuesin polak ende nën kontrate deri në vitin 2023 në Mynih. Sipas “Bild”, pasi katalanasit bënë ofertën e parë 32 milionë euro (pa përfshirë bonuset), të enjten bënë një ofertë të dytë tre milionë euro më shumë (sipas “ESPN”, ishte 40 milionë euro). Por gazeta gjermane këmbëngul se kampionët e Gjermanisë nuk do të heqin dorë nga shënuesi më i mirë i tyre (344 gola në 374 ndeshje) për më pak se 50 milionë euro. Por nga pikëpamja sportive, çështja vlerësohet ndryshe. Opinioni që mbizotëron brenda dhomës së zhveshjes është se largimi i 33-vjeçarit mund të ketë gjithashtu avantazhet e tij:

6456456456

Skuadra do të jetë më fleksibël, më pak e parashikueshme nga kundërshtari, do të ketë më shumë hapësirë për yjet e tjerë të sulmit (Koman, Mylner, Sane, Gnabri) dhe yllin e sapotransferuar, Sadio Mane. Dhe nuk do të ketë një Levandovski të pakënaqur në skuadër. Trajneri Julian Nagelsman është i shqetësuar edhe për këtë pjesë. Ndërkohë që shokët e skuadrës mendojnë se largimi i tij do t’i bënte mirë skuadrës. Shumë prej tyre mendojnë se qejfmbetja e tij me klubin që nuk po e lë të largohet, do të reflektohet në fushë gjatë sezonit të ardhshëm. Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, tha për herë të fundit në lidhje me situatën e tij:

“12 korriku është dita e parë e punës kështu që ne e presim në ‘Sabener Strasse’. Por unë nuk do të flas për këtë tani, kam gjëra të tjera për të bërë”. Edhe shefi i bordit, Oliver Kahn, përsëriti të njëjtën gjë. Por “Bild” këmbëngul se me një ofertë të përmirësuar prej 50 milionë eurosh të Barcelonës, Bajerni nuk do ta mendonte dy herë shitjen e tij. Pak ditë më parë, Kahn kishte mbajtur një gjysmë dere të hapur kur u pyet për të ardhmen e sulmuesit: “Tani për tani nuk po merremi fare me këtë temë”.

Kështu që është e mundur që të ndodhë diçka në rast se katalanasit bëjnë ofertën që dorëzon Bajernin. Në një takim mes Levandovskit, menaxherit të tij, Pini Zahavi, Salihamixhiçit dhe Kahnit, palët ishin shumë të distancuara, edhe pse atmosfera e bisedimeve thuhet se nuk ishte e tensionuar. Fakti është se nëse Barça vazhdon të rrisë ofertën për Levën me “vetëm” disa miliona më shumë, historia do të vazhdojë të zgjatet sa një telenovelë.

PANORAMASPORT.AL