Çështja “Kale” mban pezull skuadrën vlonjate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 19:52

Çështja “Kale” mban pezull skuadrën vlonjate

Çështja “Kale” është shndërruar vërtet në telenovelë në Vlorë. Asnjë nuk di se kur do të vijë përgjigjja nga FIFA, pasi FSHF-ja nuk arriti t’i japë zgjidhje problemit që braziliani ka me klubin e Kukësit. Për momentin nuk ka asnjë përgjigje edhe për kërkesën që ka bërë lojtari për federimin provizor deri në përfundim të gjyqit.

kale vlore

Kjo situatë bën që lojtari brazilian të mbetet pezull te kuqezinjtë. Kale vetëm stërvitet me Flamurtarin gjatë javës, ndërsa ditën e ndeshjes kalon në tribunë.

Trajneri Ilir Daja, në prononcimin e djeshëm për “Panorma Sport” deklaroi se problemi i lojtarit nuk është në dorë të klubit vlonjat, ndaj ata mbeten në pritje. “Kale është një çështje që nuk është në dorën tonë. Përgjigjja nga FIFA mund të vijë të hënën, por mund të vijë edhe për një javë. Nuk di se çfarë të them”, tha dje trajneri Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"