Çështja “Kale” drejt zgjidhjes, Idrizi: Ka një keqkuptim mes dy palëve…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 15:23

Çështja “Kale” drejt zgjidhjes, Idrizi: Ka një keqkuptim mes dy palëve…

Çështja “Kale” drejt zgjidhjes. Një fakt të tillë e konfirmoi edhe administratori Sinan Idrizi. Në shkëmbim të lënies së lirë të lojtarit, Kukësi kërkon 30 mijë euro nga Flamurtari dhe 20 mijë euro nga lojtari. Por Idrizi shprehet se çështjes do t’i gjendet një zgjidhje e mesme mes dy klubeve, ndërsa nuk preferoi të fliste për shifra.

kale vlore

“Do të gjejmë një mirëkuptim, një rrugë të mesme. Do ta zgjidhim. Kemi diskutuar dhe folur me drejtuesit e klubit. Përpara se të shkojmë në gjyq, të gjejmë një rrugë të mesme dhe mirëkuptimi të dyja palët. Besoj se do ta gjejmë. Do ta zgjidhim menjëherë këtë javë. Do të ulemi në tavolinë dhe do ta diskutojmë për t’i dhënë një zgjidhje këtë javë. Ka një predispozicion dhe një dëshirë të presidentit Gjici për të zgjidhur këtë situatë.

Të dyja palët do ta zgjidhim shumë shpejt. Jemi të gatshëm që mes dy klubeve të mos ketë probleme të pazgjidhura. Ka ndodhur çfarë ka ndodhur, ka një keqkuptim mes dy palëve, ka një dokument që nuk shkon, ka një letër që është firmosur apo jo, ka një pretendim të mosfirmosjes, këto janë probleme që t’i zgjidhim mes dy klubeve. Që do paguajmë apo çfarë do bëjmë ne, kjo është histori tjetër. Ne do të përpiqemi që ta zgjidhim me mirëkuptim. Ju e dini që marrëdhëniet tona janë korrekte me të gjitha klubet e Shqipërisë dhe në veçanti me Kukësin. Mendoj se do të gjejmë një zgjidhje të ndërmjetme”, u shpreh Idrizi për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"