Çështja “Guri” zgjidhet sot, Kukësi duhet të paguajë tarifën e solidaritetit për klubin “mëmë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 12:30

Çështja “Guri” zgjidhet sot, Kukësi duhet të paguajë tarifën e solidaritetit për klubin “mëmë”

Kukësi shiti në verë tek Ostende në Belgjikë Sidrit Gurin për 710 mijë euro. Një pjesë shumë të vogël të tyre do të duhet t’ia kalojë klubit “mëmë” të shkodranit Sindrit Guri, KF Shkodrës, e cila drejtohet nga Taip dhe Rudi Piraniqi. Klubi “mëmë”, i cili ka ndihmuar edhe në rritjen e sulmuesit, KF Shkodra, duhej të merrte edhe një pagesë solidariteti, siç është e përcaktuar edhe në FIFA, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Guri55

Nga burime të sigurta pranë klubit, gazeta mëson se në kontratën e bërë për shitjen e Gurit është e përcaktuar se çdo tarifë jashtë kësaj shume në lidhje me Gurin, i takon Kukësit ta paguajë, e normalisht dhe tarifën e solidaritetit do i duhet ta paguajnë verilindorët. Kështu, shumë shpejt pritet që të gjendet marrëveshja mes Kukësit dhe drejtuesve të KF Shkodrës për këtë pagesë, që shkon rreth 14 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"