Çështja “Gentian Selmani”, zero koordinim mes Kombëtareve për portierin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 14:16

Çështja “Gentian Selmani”, zero koordinim mes Kombëtareve për portierin

A duhet thërritur Gentian Selmani në Kombëtare? Pa diskutim që po. E meriton sepse është një nga portierët e rinj shumë të talentuar, i sprovuar në kampionatin shqiptar si dhe tani është transferuar në Turqi.

gentian selmani kombetare

Mirëpo, duke mos pasur një emergjencë në Kombëtare, duke qenë se aktualisht janë tre portierë në formë, Thomas Strakosha, Etrit Berisha dhe Alban Hoxha, atëherë pyetja shtrohet në rang më të gjerë.

Duke ditur që Shqipëria U-21 e Alban Bushit do të luajë një ndeshje kualifikuese kundër Kosovës dhe Selmani është titullari i Shpresave, atëherë çfarë ndodh me ekipet Kombëtare? Rasti “Selmani” tregon qartë se nuk ka një koordinim mes ekipeve kombëtare dhe se zinxhiri i skuadrave kuqezi që drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç, ka dukshëm hallka mangët.

Selmani-Berisha-Hoxha

Nëse dëmtohet ekipi U-21 në një ndeshje kualifikuese në mungesë të emergjencës në Kombëtaren A, atëherë duket qartë se mungon koordinimi mes trajnerëve dhe në drejtorinë e ekipeve kombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"