Çështja e trukimeve, Radas flet për mediat e huaja: Nuk vë dorën në zjarr për bashkëlojtarët e mi!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 19:00

Çështja e trukimeve, Radas flet për mediat e huaja: Nuk vë dorën në zjarr për bashkëlojtarët e mi!

Kërkesa për përjashtimin me 10 vjet nga kompeticionet Europiane të Skënderbeut nga 2 inspektorë të UEFA-sa, është tema më e nxehtë e momentit që ka prekur jo vetëm mediat shqiptare por edhe ato të huaja.

Radas Skenderbeu 2017

“Goal.com” ka arritur të intervistrojë mbrojtësin e korçarëve Marko Radas, duke e pyetur në lidhjme me çëshjen e manipulimeve dhe hetimit të UEFA-s. Mbrojtësi kroat tregon se asnjëherë nuk ka ndjerë që shokët e tij të manipulonin ndeshje apo mos jepnin më të mirën në fushë. Gjithsesi ai thekson se nuk e ve dorën në zjarr për këtë rast.

radas

“Kjo çështje ka dominuar mediat në Shqipëri në ditët e fundit. Fakti është se UEFA duhet të na japë ende një dënim, por ata u lajmëruan nga organizata që lufton trukimet, Federbet.

Radas

“Për mua nuk ka asnjë kuptim. Për këto ndeshje, ne u ndaluam nga pjesëmarrja në Europë për sezonin 2016-2017. Atë kohë, do të na kishin bllokuar për një periudhë më të gjatë.

Radas

 

Nuk kam ndjerë asnjëherë që shokët e mi mund të manipulonin apo nuk jepnin më të mirën. Personalisht, nuk ka asgjë për të cilën të akuzohem, por gjithashtu nuk vë dot dorën në zjarr nëse është ky rasti edhe për bashkëlojtarët e mi”, u shpreh Radas për “Goal.com”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"