Çështja e tamponëve të falsifikuar/ Lotito pezullohet nga detyra, Lacio merr gjobën e rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 15:39

Çështja e tamponëve të falsifikuar/ Lotito pezullohet nga detyra, Lacio merr gjobën e rëndë

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito është njohur me vendimin përfundimtar të çështjes të falsifikimit të tamponëve që ndodhi vitin e kaluar.

lotito

Lotito do të jetë jashtë për dy muaj ndërsa klubi është gjobitur me shumën e majme të 50 mijë eurove. Janë dënuar dhe dy mjekët e bardhekaltërve, të cilët do të duhen të rrinë jashtë skuadrës për 6 muaj. Lotito mban kështu postin e tij si anëtar i këshillit në federatën italiane të futbollit e cila rrezikohej shumë nga vendimi që do të merrej sot.

Gjithçka ndodhi vitin e kaluar, kur Lacio u akuzua se kishte aktivizuar tre lojtarë me Covid në një ndeshje ndaj Torinos, pasi më parë kishin falsifikuar tamponët. Lotito në atë kohë u dënua për 7 muaj, por presidenti i Lacios e çoi çështjen në apel duke u dënuar vetëm me dy muaj pezullim.

Kjo çështje ka qenë kryefjala e mediave italiane të cilat prisnin dënim më të ashpër, por në fund ka vendosur gjykata e apelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"