Çështja e portierit te Gjermania, rrëfehet Nojer: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 19:42

Çështja e portierit te Gjermania, rrëfehet Nojer: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer

Çështja e portierit tek kombëtarja e Gjermanisë, është një nga temat më të nxehta dhe më të diskutuara  për momentin në ekipin e drejtuar nga Lëv.FOTOMONTAGE Zum Torwart Zoff zwischen Manuel NEUER und Marc Andre TER STEGEN Archivfoto Fussball

Portieri i Barcelonës, Ter Shtegen ka shfaqur pakënaqësi ndaj trajnerit, për faktin se ai gjithmonë aktivizon Nojerin si titullar. Diçka që të bënë të mendosh, se marrëdhënia midis dy portierëve nuk është më e mira e mundshme. Megjithatë Nojer mohon se ka mungesë harmonie midis dy lojtarëve, të cilët janë në garë për një vend titullari te Gjermani.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, portieri i Bajernit është shprehur se në Kombëtare janë disa portierë shumë të mirë: “Ter Shtegen luajti shumë mirë kundër Argjentinës. Ne kemi portierë shumë të mirë në ekip, Me Bernd Leno dhe Kevin Trap. Nuk kemi asgjë problem me njëri-tjetrin, ndryshe nga ajo që është raportuar.

Tërheqja pas Euro2020? Nuk e kam thënë diçka të tillë. Unë ndihem mirë dhe po tregoj performanca shumë të mira. Nuk po mendoj t’i jap fund karrierës sime.”, u shpreh gardiani gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"