“Çështja e mbijetesës ka mbaruar”, Jonuz: Ishte strategjia ime të godisnim në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 15:43

“Çështja e mbijetesës ka mbaruar”, Jonuz: Ishte strategjia ime të godisnim në fund

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz ka folur pas fitores së skuadrës së tij, me rezultatin 0-2 ndaj Luftëtarit, për mikrofonin e “Supersport”. Jonuz shprehet se çështja e mbijetesës ka mbaruar dhe se tashmë ekipi duhet të pretendojë më tepër në të ardhmen. 

Jonuz

Strategji të godisnit në fund? “Ishtë strategjia ime që të luanim për 0-0 dhe të ishim të kujdesshëm. Fusha ishte e vështirë, në pjesën e dytë hodha dy sulmuesë në fund. Djemtë ia dolën në fund dhe i përgëzoj për këtë. Është ende të flasim për objektiva, skuadra ka 5 muaj që është krijuar. Në pjesën e dytë aktivizova lojtarët më përvojë, sepse e dija që do të çedonin lojtarët e Luftëtarit”.

Bardulla dhe Lika si sulmues? “Bardulla ishte 7 ditë sëmurë, dhe kjo është e rëndësishme. E futa në 30 minutat e fundit, ishte i freskët, por duhet vazhdimësi. E respektoj Likën dhe Shtubinën, por sigurisht na duhet një sulmues dhe 2-3 lojtarë. Do ulem në janar të flas me drejteusit për t’u përforcuar, janë dhe katër ndeshje dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Shumë e rëndësishme është që të pretendojmë më shumë se vendi i tetë. Për mua ka mbaruar  çështja e mbijetesës”.

Të përballeni me skuadrat e kreut? “Unë i them lojtarëve gjithmonë të shijojnë ndeshjen, pasi nën presion humbasin ndeshjet. Në Shkodër presioni është shumë i madh. Pas humbjes me Bylisin, i binda ata të shijonin lojën .

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"