Çështja “Çinari”, prokuroria do të nisë hetimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 23:09

Çështja “Çinari”, prokuroria do të nisë hetimet

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka bërë kallëzim në Prokurori, pasi pretendon se i është falsifikuar firma në marrëveshjen e dërguar në klubin spanjoll të Deportivo Alavesh në lidhje me transferimin e Eraldo Çinarit.

cinari3

Shkodranët pretendojnë se dokumentet janë falsifikuar, ndërsa është një ngjarje e rrallë në futbollin shqiptar. Tashmë, çështja do të hetohet nga Prokuroria për të gjetur se kush është mbrapa kësaj historie. Administratori i ri i klubit, Suad Lici, në intervistën e tij për gazetën ka deklaruar se kjo çështje do të hetohet nga organet kompetente për të gjetur fajtorët e kësaj historie.

Një mashtrim ku pretendohet se klubi i Deportivos ka derdhur edhe shumën e kërkuar prej 20 mijë eurosh. Tashmë pritet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë do të ndodhë me këtë çështje dhe kush janë organizatorët që kanë mbërritur deri në këtë pikë sa të kenë falsifikuar firmën e kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"