Çështja “Bregu”, Gjykata Federale i heq Skënderbeut… specialitetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 23:55

Çështja “Bregu”, Gjykata Federale i heq Skënderbeut… specialitetin

Dejvi Bregu, një xhevahir dhe talent në kampionatin shqiptar, del i lirë nga Skënderbeu. Keqardhje dhe mungesë… fati.

dejvi bregu (1)

Keqardhje, për faktin se Skënderbeu i cili deri më tani kryeson listën e arkëtimeve për këtë sezon, në momentin kur do të finalizojë Elezin dhe Pëllumbin, do të humbasë një talent si Bregu me zero. Mirëpo, në këtë rast vendimi i gjykatës zvicerane ua ka lidhur duart korçarëve qoftë edhe në specialitetin e tyre: shitjen e talenteve jashtë vendit.

Në këtë rast, është për të ardhur keq që asnjë prej skuadrave të kampionatit nuk afrohet të bëjë merkato me korçarët për aq sa mund të kenë fuqitë financiare. Pritja e një përgjigjeje që po zgjat pa fund, ka “lidhur” korçarët të cilët nuk po bëjnë dot asnjë plan dhe asnjë lloj menaxhimi të skuadrës, këtë herë jo për faj të klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"