Ceremonia e “Topit të Artë”, surpriza në top 10-çen zyrtare. Ja futbollistët e nominuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 20:04

Ceremonia e “Topit të Artë”, surpriza në top 10-çen zyrtare. Ja futbollistët e nominuar

Do të startojë në orën 20:30 mbrëmja gala e dorëzimit të “Topit të Artë 2019”, teksa Leo Mesi është dhe kandidati favorit për të ngritur trofeun e tij të gjashtë individual në histori për sa i përket këtij çmimi.

Topi i Arte

Teksa pjesa më e madhe e futbollistëve kanë mbërritur në tapetin e kuq të Parisit, “France Football” ka publikuar dhe 10 vendet e para të nominuara për fitimin “Topit të Artë”. Ajo që bie në sy në këtë top 10-ce është mungesa e futbollistëve si De Ligt, Hazard apo De Jong.

LISTA ME 10 VENDET E PARA TË NOMINUARA PËR FITIMIN E “TOPIT TË ARTË”:

MESI

VAN DAJK

SALAH

RONALDO

MANE

ALISON

MBAPE

LEVANDOVSKI

MAHREZ

BERNARDO SILVA

10 vendet e para

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"