“Ceremoni” lamtumire gjatë pirjes së ujit, kapiteni i klubit të Kategorisë së Parë lë futbollin për… SHBA-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 20:51

“Ceremoni” lamtumire gjatë pirjes së ujit, kapiteni i klubit të Kategorisë së Parë lë futbollin për… SHBA-në

Në minutën e 70-të të ndeshjes së djeshme në “Loni Papuçiu” ka pasur një episod të veçantë. Loja është ndërprerë që lojtarët të freskoheshin dhe nga ana e klubit fierak është organizuar një ceremoni e thjeshtë për kapitenin Taulant Hysenshahaj, i cili ka luajtur ndeshjen e fundit me Apoloninë, për shkak se më 3 korrik do të largohet drejt SHBA-së familjarisht.

Apolonia

Nga ana e klubit bardhejeshil, Hysenshahajt i është dhuruar një buqetë me lule dhe ai është larguar përmes duartrokitjeve të të gjithëve. Për Apoloninë, Hysenshahaj është aktivizuar 10196 minuta në 130 ndeshje përgjatë 7 sezoneve. Kohët e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, duke qenë një nga titullarët me më shumë përvojë të skuadrës fierake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"