Ceremoni dhe dhurata për të gjithë fëmijët, Kukësi zbulon detajet e ndeshjes së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 17:19

Ceremoni dhe dhurata për të gjithë fëmijët, Kukësi zbulon detajet e ndeshjes së parë

Klubi i Kukësit do të jetë pritësi i ndeshjes së parë të këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Shorti i kampionatit bëri që verilindorët të nisin të premten rrugëtimin pikërisht përballë kampionëve në fuqi të Tiranës dhe për këtë ndeshje shpresojnë të kenë stadiumin e mbushur.

KUKES ARENA 3

Klubi bëri të ditur se do të ketë një ceremoni festive të organizuar në bashkëpunim me FSHF-në, e cila kishte dhurata për fëmijët që do të uleshin në tribunën e stadiumit për këtë duel.

POSTIMI I KUKËSIT

“Ditën e premte nis zyrtarisht sezoni 2022-2023 dhe ndeshja Kukësi – Tirana e cila luhet në “Kukës Arena”, do të jetë ndeshja e parë sezonale, teksa topin e parë nga mesi i fushës do ta shkelmojë ish-futbollisti i ekipit tonë, Pëllumb Kërxhaliu.

Ish-kapiteni i Kukësit në vitet ’70-’80, Kërxhaliu do të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Superiores, teksa edhe FSHF ka planifikuar një ceremoni për fillimin e kampionatit.

Në këtë mënyrë, klubi i Kukësit fton të gjithë fëmijët e moshës 10-14 vjeç, që të jenë të pranishëm në stadium, duke nisur nga ora 14:00. Fëmijët do të jenë pjesë e ceremonisë hapëse dhe nga Federata, do të ketë dhurata simbolike për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.

Prandaj, i bëjmë thirrje të gjithë prindërve që ditën e premte, të sjellin fëmijët e tyre në stadium, për të festuar së bashku fillimin e kampionatit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"