“Çepele është Bonuçi i ri”/ Në Spanjë i thurrin elozhe mbrojtësit të Kombëtares: Ia mori Lala, Interi do të pendohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 23:41

“Çepele është Bonuçi i ri”/ Në Spanjë i thurrin elozhe mbrojtësit të Kombëtares: Ia mori Lala, Interi do të pendohet

Një mbrojtës rekord men. Ramen Çepele është më i riu në Kombëtaren shqiptare që ka debutuar. I rritur dhe i formuar në Itali, pjesë e të rinjve të Interit, ish-kapiteni Lala “e rrëmbeu” për ta dërguar në akademinë e Hanoverit, aty ku ish-mesfushori është një legjendë e përjetshme dhe vijon të ketë ende peshë me sugjerimet e tij.

cepele

Së fundmi, prestigjiozja spanjolle “AS.com”, me anë të një shkrimi dedikuar shqiptarit, ka lartësuar cilësitë e tij duke e krahasuar edhe me Bonuçin si dhe ka kritikuar zikaltrit, të cilët kanë humbur një garanci në mbrojtje.

“Bonuçi i ri” – Ai vlerësohet për faktin e veçantë se është një qendërmbrojtës i pazakontë që luan me këmbën e majtë. “Gabimi i Interit për të cilin mund pendohet për 20 vite: Ai është Bonuçi i ri, qendërmbrojtësi i së ardhmes”, nis artikulli i “AS.com”, që më poshtë vijon: “Ky është Ramen Çepele, qendërmbrojtësi mëngjarash 17-vjeçar që tashmë ka bërë debutimin me ekipin e parë të Shqipërisë. Ai la Italinë për të nënshkruar me Hanover 96.

Ramen_Cepele_inter

Në tregun botëror mungojnë qendërmbrojtësit e mirë dhe akoma më rrallë janë ata që luajnë me këmbën e majtë. Nuk shpjegohet se si Interi lejoi Ramen Çepelen t’i largohej. Zikaltrit nuk pranuan të rinovonin me lojtarin e tyre, madje as nuk pranuan ndonjë ofertë nga një klub i madh italian duke lejuar që mbrojtësi të firmosë në Gjermani”, vijon artikulli.

CEPELE HANOVER

Kush është – “Edhe pse ka lindur në Itali dhe është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave, Ramen ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë, i tërhequr nga premtimi për të debutuar me kuqezinjtë. Ai luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare në miqësoren ndaj Kosovës duke shfaqur nivel të lartë.

I gjatë 1.90 m, inteligjent dhe i aftë në pozicionim, ai di të gjuajë edhe goditjet e dënimit. Shijojeni njërin prej mbrojtësve të së ardhmes!”, përfundon shkrimi dedikuar qendërmbrojtësit të Kombëtares.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"