Çelsi thyhet nga PSG, Ibra çon francezët në çerekfinale (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2016 | 22:35

Çelsi thyhet nga PSG, Ibra çon francezët në çerekfinale (VIDEO)

UPDATE/ Francezët e PSG-së janë kualifikuar për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Fitorja e arritur mbrëmjen e së mërkurës ndaj Çelsit me rezultatin 1-2, u vendos nga Rabiot dhe Ibrahimoviç.

1457553896999_lc_galleryImage_Football_Soccer_Chelsea_vGoli i suedezit u shënua në minutën e 67′ të pjesës së dytë. Ndërsa 45′ minutat e para përfunduan në barazim 1-1.

Diego Kosta barazoi rezultatin për Çelsin në minutën e 27′, duke rihapur takimin për blutë, pas golit të avantazhit nga Adrien Rabiot në minutën e 16’ të pjesës së parë. Ky i fundit shënoi pas një pasimi që mori nga Ibrahimoviç nga krahu i djathtë.

Pas kualifikimit të Benfikës ndaj Zenitit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Çelsi luajti ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së, paçka se edhe shifrat në letër flisnin për PSG-në.

1457554080825_lc_galleryImage_Paris_Saint_Germain_s_Fre

Më herët, Reali i Madridit dhe Volfsburg janë dy skuadrat e tjera të kualifikuara në tetë më të mirat e Europës.

1457554113604_lc_galleryImage_Chelsea_FC_v_PSG_Champion

Formacionet zyrtare:

Çelsi (4-2-3-1): Courtois; Azpilicueta, Cahill, Ivanovic, Kenedy; Mikel, Fabregas; Pedro, Ëillian, Hazard; Diego Costa

PSG (4-3-3): Trapp, Marquinhos, Thiago Silva (c), David Luiz, Maxëell, Thiago Motta, Rabiot, Matuidi, Di Maria, Moura, Ibrahimovic.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"