Çelsi-Sarri është e kryer, arrihet akordi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 19:04

Çelsi-Sarri është e kryer, arrihet akordi

Mauricio Sarri do të jetë trajner i i ri Çelsit, në qoftë se nuk ka ndonjë zhvillim të jashtëzakonshëm. Zyrtarizimi pritet të vij gjatë mesjavës. Drejtuesit anglezë kanë paguar 4 milionë euro për kartonin e trajnerit që zotërohej nga Napoli.

sarri

De Laurentis ka hequr dorë nga klauzola 8 milionë euro dhe ka pranuar që të paguhet vetëm gjysmën e kartonit të italianit. Me Sarrin në Londër do të zbarkojë edhe Xhanfrako Zola. Një ish-lojtar i Çelsit që e njeh mirë ambientin dhe do të jetë krahu i djathtë i ish-trajnerit të Napolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"