Çelsi rrezikon “eksodin”, 9 lojtarë presin me valixhe në duar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 14:58

Çelsi rrezikon “eksodin”, 9 lojtarë presin me valixhe në duar

Gjithë gjasat janë që në krahun blu të Londrës të jetë një verë vërtetë e nxehtë. Konte duket gjithnjë e më larg Çelsit por mes tij janë edhe plot 9 futbolliste që nuk kanë rinovuar ende.

celsi2

David Luiz ka luajtur shumë pak këtë sezon dhe rikthimi duket se do të ketë fund të hidhur përsëri. Mes të tjerëve ka edhe lojtarë me peshë që nuk kanë arritur një marrëveshje ende për rinovim.

Hazard dhe Kurtua janë në krye të listës. Pas tyre vijnë 2 spanjollët Fabregas dhe Pedro. Xhirud gjithashtu është me një kontratë në përfundim. Ndërkohë në gjithë këtë mori tratativash nuk ka asnjë lajm për të huazuarit Batshuai dhe Zuma.

celsi

Çelsi ka përpara ndoshta verën më të rëndësishme të epokës Abramovic, ku i duhet të vendosë nëse do vazhdoj me beniaminët e tij apo do filloj nga fillimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"