Çelsi përmbysje spektakolare në 8 minuta, ka një fije shpresë për Ligën e Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 15:43

Çelsi përmbysje spektakolare në 8 minuta, ka një fije shpresë për Ligën e Kampionëve

Skuadra e Antonio Kontes ka arritur të përmbys Southempton pasi po humbiste 2-0. Xhirud ka qenë spektakolar me 2 gola të shënuar. Ndeshjen e ka hapur Tadiç duke realizuar në minutën e 21 për vendasit. Pjesa e parë ka qenë tërësisht e zotëruar nga blutë e Londrës por pa arritur të konkretizojnë.
Celsi
Në pjesën e dytë Southempton ka arritur të dyfishojë me Bednarek. Pas kësaj minute do të ndodhte drama për ekipin që lufton për mbijetesë. Xhirud shkurton në të 71 dhe 5 minuta më vonë Hazard barazon. Xhirud në të 78′ ka përmbysur gjithçka për ti dhënë një fije shpresë Celsit për një vend në Ligën e Kampionëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"