Çelsi kërkon t’i marrë “hakun” Realit për Rudigerin, londinezët në aksion për mbrojtësin e kampionëve të Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 19:04

Çelsi kërkon t’i marrë “hakun” Realit për Rudigerin, londinezët në aksion për mbrojtësin e kampionëve të Europës

Transferimi i Antonio Rudiger drejt Realit të Madridit duket se nuk ka lënë shije të mirë te Çelsi, i cili e humbi gjermanin me parametra zero.

militao modric

Duket se tani, “Blutë” janë vënë në ndjekje të mbrojtësit të Realit të Madridit, Eder Militao, për të cilin janë duke bërë gati një ofertë për ta bindur.

Gjithsesi, kampionët e Europës duket se nuk kanë ndërmend që ta humbasin kaq lehtë brazilianin, për të cilin i kanë vendosur një çmim prej 250 milionë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"