Çelsi kërkon mrekullinë ndaj Bajernit në Champions, Lampard i bën surprizën e madhe Brojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 19:21

Çelsi kërkon mrekullinë ndaj Bajernit në Champions, Lampard i bën surprizën e madhe Brojës

Çelsi do të përballet me Bajernin ditën e nesërme në Ligën e Kampionëve, për ndeshjen e kthimit të 1/8-ve, me sfidën e parë që u mbyll me fitoren 3-0 të gjermanëve në Angli.

broja celsi

Të besuarit e Lampard do të kërkojnë mrekullinë në ndeshjen e kthimit, ndonëse e dinë se do të jetë shumë e vështirë. Një surprizë shumë të bukur trajneri i londinezëve i ka bërë edhe sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

Ky i fundit stërvitej prej kohësh me skuadrën e parë të Çelsit, teksa Lampard ka vendosur ta ketë edhe për ndeshjen në Ligën e Kampionëve. Një surprizë shumë e bukur kjo për lojtarin, i cili tani ëndërron debutimin në këtë kompeticion të madh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"