Çelsi kërkon Havercin nga Leverkuseni, londinezët shpresojnë tek një favor nga Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 18:05

Çelsi kërkon Havercin nga Leverkuseni, londinezët shpresojnë tek një favor nga Interi

Flitet prej kohësh për një interesim të Çelsit për mesfushorin e Bajern Leverkusenit, Kai Haverc. Por skuadra gjermane ka lajmëruar klubin londinez se pa mbaruar aventura në Europa Ligë nuk do ulen në bisedime për Havercin.

inter

Këtu del në skenë Interi, ku Çelsi pret një favor nga ish-trajneri i tyre Antonio Konte. Inter do përballet në fazën tjetër në Europa Ligë me Leverkusen, dhe një elimin i gjermanëve nga zikaltërit do hapte rrugën e bisedimeve mes Çelsit dhe Leverkusenit për Haverc.

Interi është favorit për të kaluar më tej në sfidën ndaj Leverkusenit që luhet me 10 gusht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"