Çelsi kalon në gjysmëfinale, Morata e Pedro likuidojnë Lestër Sitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 20:30

Çelsi kalon në gjysmëfinale, Morata e Pedro likuidojnë Lestër Sitin

Çelsi arriti të kalonte për në gjysmëfinalet e FA Cup, pasi kaloi në transfertë me rezultatin 1-2 Lestër Sitin. Alvaro Morata dhe Pedro, ndihmuan ekipin e Kontes, që të shpresojë të paktën për një trofe këtë sezon.

celsi

90 minutat përfundojnë pa fitues në fushën e Leicester-it. Ndeshja shkon në shtesën 30-minutëshe. Kur u mendua se fraksioni i parë i shtesës do të mbyllej me rezultatin 1-1, atëherë vjen dhe kundërsulmi i Chelsea-t. Ngolo Kante pason saktë për Pedro-n, i cili në minutën e 105-të çon sferën në rrjetë, 1-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"