Çelsi i tij ndodhet në vendin e dytë, Sarri thyen rekord me “blu-të”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 20:46

Çelsi i tij ndodhet në vendin e dytë, Sarri thyen rekord me “blu-të”

Skuadra e Çelsit morri ditën e sotme një fitore të pastër në shtëpi përballë skuadrës së Kristal Palases me rezultatin 3 me 1. Një ndeshje midis dy skuadrave, por lojën e zgjidhën dy spanjollë (Morata dhe Pedro) të udhëhequr nga një italian si Maurisio Sarri.

sarri

Dhe është pikërisht merita e këtij të fundi që skuadra e Çelsit nuk ka marrë asnjë humbje në 11 ndeshjet e para në kampionat. Këtë rekord nuk e ka arritur asnjë trajner tjetër që është ulur më parë në stolin e “blu-ve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"