Çelsi i jep lamtumirën lojtarit të tij, futbollisti drejt kalimit në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:17

Çelsi i jep lamtumirën lojtarit të tij, futbollisti drejt kalimit në Serinë A

Çelsi i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Pedro Rodrigezit, me spanjollin që duket drejt një kalimi tek Roma. 32 vjeçari raportohet se ka nënshkruar një kontratë me klubin e Serisë A deri në vitin 2022 me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, dhe Çelsi e ka falenderuar Pedron për kontributin e tij me fanellën blu gjatë këtyre viteve.

pedro-750x430

Pedro u transferua te Çelsi nga Barcelona në vitin 2015 dhe ka fituar me klubin londinez një trofe të Premier Ligës, Kupën e Ligës dhe Europa Ligën gjatë 5 viteve në Angli. Pedro gjithashtu fitoi Kupën e Botës 2010, Europianin 2012 me Spanjën, fitoi 5 La Liga me Barcelonën, 3 Kupa Mbreti si dhe 3 Liga Kampionësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"