Çelsi gjen zëvendësuesin e Lukakut, “Blutë” pranë transferimit të sulmuesit të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 18:08

Çelsi gjen zëvendësuesin e Lukakut, “Blutë” pranë transferimit të sulmuesit të Premier Ligës

Çelsi duket se është pranë transferimit të Rahim Sterling, i cili do të ishte i përzgjedhuri i trajnerit Tuhel për krahun e sulmit dhe do të zinte vendin e lënë bosh nga largimi i Romelu Lukakut që duket të jetë pranë një rikthimi te Interi.

sterling

Sipas raportimeve nga “Sky Sports”, londinezët duket të kenë arritur një marrëveshje me Sitin i cili do të arkëtojë rreth 60 milionë euro nga shitja e futbollistit me qytetarët që ishin të detyruar ta pranonin ofertën e Çelsit për të mos rrezikuar ta humbisnin futbollistin me zero në vitin 2023.

Sterling është kështu pranë nisjes së një aventure të re në Angli , ku do të kërkojë të rrezojë ish-skuadrën e tij nga froni i kampionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"