Çelsi fiton garën, talenti i Dortmundit pranë kalimit te londinezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 16:03

Çelsi fiton garën, talenti i Dortmundit pranë kalimit te londinezët

Kristian Pulisiç duket se është shumë pranë kalimit te skuadra e Çelsit. E përditshmja angleze Dail Mail ka raportuar se tanimë dy klubet Çelsi dhe Dortmund kanë arritur një marrëveshje për lojtarin.

Pulisic

Klubi anglez ka pranuar të paguajë 70 milionë paund për transferimin e amerikanit në Stamford Bridges.
20-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me londinezët, ku do të ketë edhe një pagë vjetore prej shtatë milionë funteve.

Kështu Çelsi ka fituar betejën për lojtarin me klubet tjera si Bajerni i Mynihut, Barcelona, Real Madrid, Mançester Junajtid e Paris Saint Germain.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"