Çelsi e afroi në verë sulmuesin, Nagelsman e do te Bajerni. Gjermanët hapin thesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 19:41

Çelsi e afroi në verë sulmuesin, Nagelsman e do te Bajerni. Gjermanët hapin thesin

Të martën Julian Nagelsman dhe Hasan Salihamixhiç janë takuar për të biseduar për sezonin e ardhshëm. Nagelsman do të jetë trajneri i ri i kampionëve të Gjermanisë pas përfundimit të kampionatit. Mediat gjermane shkruajnë se drejtori sportiv i bavarezëve ka një raport të shkëlqyer me trajnerin e ri.

fbl-ger-bundesliga-moenchengladbach-leipzig-5e4ee1691b719b0c60000001

Kështu, pasi Nagelsman ka paraqitur të gjitha kërkesat e tij për lojtarët që kërkon të punojë në sezonin e ri, Brazo i ka premtuar atij që do të bënte gjithçka për ta mbështetur në rrugëtimin e tij në Mynih. E thënë ndryshe, Salihamixhiç ka gati çekun e bardhë për 33-vjeçarin edhe pse kjo me një kusht: Nagelsman duhet të llogarisë edhe blerjen e Dajot Upamekanons që i kushtoi Bajernit 42.5 milionë euro.

SYTË NGA VERNERI

Por, Julian Nagelsman nuk kërkon të kënaqet vetëm me mbrojtësin francez dhe për këtë arsye po mendon edhe për ishsulmuesin e Lajpcigut, Timo Verner. Gjermani që u largua nga Bundesliga në sezonin e kaluar për te Çelsi, nuk po kalon një moment të mirë në Angli. Ai shpeshherë ka qenë në shënjestër të kritikave nga tifozët blu për formën e dobët dhe golat e pakët që ka shënuar në këtë sezon në Premier Ligë. Një rikthim tek ish-trajneri i tij mund t’i bënte mirë lojtarit. Çelsi paguajti 53 milionë euro për gjermanin që në rast se do të largohej nga Anglia, do t’i kushtonte Bajernit gati 60 milionë euro.

LEVA-VERNER, SULMI I ËNDRRAVE

Robert Levandovski dhe Timo Verner, e kush nuk do të donte ta shihte një dyshe të tillë në sulmin e Bajernit për sezonin e ri. Trajneri Julian Nagelsman do të kishte një sulm atomik për skemën e tij 3-5-2. Shpejtësi dhe finalizim perfekt. Bajerni do të ishte me të vërtetë një skuadër e frikshme jo vetëm në Bundesligë, por edhe në Europë. Verner e njeh mirë kampionatin gjerman dhe së bashku me Levandovskin, mbretin e Bundelsigës në vitet e fundit, do të ishin të pandalshëm për çdo kundërshtar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"